Me mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur që në orën 05:30 për faljen e Namazit dhe më pas kanë falur Bajramin në orën 07:00.Â
Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u zhvillua një ceremoni me lexim Kur?ani, ligjërata dhe përshëndetje.Në një urim për besimtarët, kryetari i KMSH-së, H. Skënder Bruçaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.