Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët myslimanë mbushën sheshet kryesore të qyteteve dhe xhamitë në të gjithë vendin për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ata u lutën për shendet, mbarësi e lumturi, ndërsa drejtuesit fetare dhanë mesazhe për solidaritet e harmoni.
Allahu Akbar! Me këtë thirrje, në orën 07:00 të mëngjesit, besimtarët myslimanë nisën faljen e namazit të Kurban Bajramit, ne sheshet kryesore dhe xhamitë të vendit.
Në Durrës, besimtarët mbushën xhaminë kryesore të qytetin dhe Sheshin përpara saj.
Në Shkodër, Korçë dhe Vlorë, falja u krye në sheshet para xhamive kryesore, ku morën pjesë mijëra besimtarë të moshave të ndryshme.
Në Fushë Krujë, myslimanët e falën Kurban Bajramin në stadiumin e qytetit, ndërsa Dibër në Pallatin e lojërave me dorë.
Në Elbasan, myslimanët u mblodhën në sheshin "Gensher" në qendër të qytetit, ku falja e u drejtua nga Agim Duka ndërsa në Berat në Pedonalen e qytetit.
Në Lushnje, falja e Namazit u krye në sheshin kryesor të qytetit, por edhe këtë vit ra në sy festa e ndarë nga një grup besimtarësh të moshuar.
Prej vitit 2004 ata falen në një ambient privat, pasi në atë kohë patën një përplasje me myftiun Tomorr Boriçi.
Falja e madhe eshte ndjekur dhe nga qytetare të tjerë, pavarësisht besimit te tyre fetar, shenje e harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë.
Besimtarët u lutën për shendet, mbarësi e lumturi, ndërsa imamët e myftitë në të gjithë vendin dhanë mesazhe solidaritet e harmonie.
Festa e Kurban Bajramit vijon me pas me dreken e madhe, ku simbolika e festes eshte berja e nje kurbani ne shenje falenderimi ndaj Zotit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kurban-bajrami-ne-rrethe-besimtaret-muslimane-falen-namazin-ne-sheshe-e-xhami