Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ceremonia e të cilit u zhvillua në sheshin ?Skënderbej?, ku mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit dhe qindra mijëra të tjerë kanë festuar dhe kryer faljen në sheshet e çdo qyteti të vendit.
Festimet e kësaj dite filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e përbashkët të namazit të sabahut. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, i cili filloi me këndimin e një pjese nga Kur?ani Famëlartë, të cilën e përcolli zv/myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Kurban Bajramit.
Bruçaj: ?Në këto ditë të begata të gjendemi më afër njerëzve në nevojë, duke forcuar lidhjet farefisnore, duke falur dhe mirëkuptuar gabimet e njëri-tjetrit, duke respektuar më shumë të moshuarit, duke gëzuar me përkëdhelje dhe dhurata fëmijet tanë, duke kontribuar për të mirën tonë të përbashkët, sepse vetëm duke ndjekur këtë rrugë mund ta fitojmë kënaqësinë e Zotit.
Besimtari i cili ka shijuar ëmbëlsinë e besimit është zemërgjerë, lutet dhe punon për të mirën e të tjerëve, dhe ndan me të tjerët mirësitë dhe begatitë që i ka dhuruar krijuesi i gjithësisë. Kurbani është një shenjë falënderimi ndaj Allahut (xh.sh), i Cili na ka dhënë mirësi të panumërta. Prandaj le të lutemi në këto ditë të begata ku mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje?.
Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, mbajti ligjëratën para faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Spahiu: ?Kurbani ndër të tjera ka shumë urtësi përsa i përket jetës sociale. Ai mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës. Gjithashtu ai ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kapërcimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore duke i nxitur njerëzit drejt bashkëpunimit dhe mirëqenies së përbashkët ndërmjet tyre.?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festa-e-kurban-bajramit-qindra-besimtare-falin-namazin-ne-sheshin-skenderbej