Shqiptarët lenë shtetësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur të mos mjaftojë vala e madhe e largimit që ka prekur Shqipërinë, ka edhe nga ata që kanë hequr dorë përfundimisht edhe nga shtetësia.



Shifra janë të konsiderueshme. Të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme flasin për 651 persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare gjate vitit 2017. Kjo shifër rezulton më e lartë se viti 2016 me një nivel prej 32.9 %.



Kjo shifër rezulton të jetë gjithashtu dy herë më e madhe se ajo e personave që kane kërkuar te pajisen me pasaportë shqiptare. Numri i tyre arrin në 316.



Por nga ana tjetër Shqipëria është kthyer në një vend strehimi për shumë emigrantë që vijnë përgjithësisht nga vendet e lindjes për t?i shpëtuar luftës. Janë 309 të huaj që kanë kërkuar azil përgjatë vitit te kaluar. Sirianët janë ata që kryesojnë në kërkesën për azil, pasuar nga Algjeria dhe Afganistani. Por gjithsesi ku numër mbetet i ulet krahasuar me refugjatet qe e përdorin vendin tone si transit, duke synuar mbërritjen ne vendet e perëndimit.

Share This Video


Download

  
Report form