Ora News - Bashkëfshatari u bllokon rrugën, 80 familje në Fier këkrojnë zgjidhje nga shteti

Ora News Lajme 2018-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 80 familje të lagjes "Muçaj" në fshatin Peshtan-Bregas të Fierit dolën në protestë këtë të mërkurë me pretendimin se një bashkëfshatar u ka bllokuar një rrugë që ata thonë se e përdornin prej dekadash.

Banori: Kjo rrugë po bën 70 e ca vjet, këtu kam kaluar gjithë kohën.

Banori: Ua mbylla sot, ua mbylla nesër. Çfarë jemi ne, bagëti?

Banorët thonë se bllokimi rrugës që kalon përmes ullishtes i izolon ata nga pjesa tjetër e njësisë administrative Frakull ndaj kërkojnë që ajo të jetë e hapur për të gjithë.

Banori: Ai le ta bllokojë, po pati forcë ndaj shtetit le ta bllokojë. Ne duam rrugën të kalojmë lart tek shtëpia.

Banori: Do kalojmë në ajër? Nëse shteti na bën rrugë të kalojmë në ajër, faleminderit se do të shohim dhe botë me sy!

Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit, për të shmangur konfliktet që mund të shkaktohen me bashkëfshatarin.

Banorja: Hapni rrugën, se këtu do të vriten njerëzit.

Ndërkohë Isa Muça, pronari i ullishtes ku kalon rruga e kontestuar i kontaktuar me telefon thotë se ka vendime gjykate që i japin të drejtë.

Ai thotë se rruga është hapur nga bashkëfshatarët gjatë kohës kur ai ndodhej në Tiranë dhe ai ka ndjekur rrugën ligjore për të drejtën e pretenduar.

Edhe burime pranë Njësisë administrative Frakull në Fier konfirmuan se ai se për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës së Apelit Fier që i ka dhënë të drejtë shtetasit Isa Muça për rrugën që ka futur në konflikt banorët e fshatit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkefshatari-u-bllokon-rrugen-80-familje-ne-fier-kekrojne-zgjidhje-nga-shteti

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS