Ora News - PD: Firma e Edmond Begos futi në xhep 10 mln euro nga autostrada e Elbasanit

Ora News Lajme 2018-08-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike vijoi akuzat për shpërdorimin e fondeve të cilat i ka përfituar shtetasi, Edmond Bego, për shkak të miqësisë me socialistin Taulant Balla.

Duke treguar një dokument, deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se në autostradën Tiranë-Elbasan, kompania e Edmond Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.

Strazimiri: Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania ?Inerte Express? e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare.

Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i huaj, që psherëtin në kafe dhe thua që leku ?është mçef?, kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantëve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfishohet brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij.

Partia Demokratike më herët i ka bërë thirrje edhe prokurorisë të nisë hetimet për moszbatimin e operacionit "Forca e ligjit" mbi Edmond Begon.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-firma-e-edmond-begos-futi-ne-xhep-10-mln-euro-nga-autostrada-e-elbasanit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS