Report TV - Veliaj dhe Gurra inspektojnë punimet punimet, ja si duket Xhamia e re e Namazgjasë

Report TV 2018-08-23

Views 1

Vitin tjetër Festa e Bajramit do t?i gjejë besimtarët myslimanë me një xhami të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan punimet që po kryhen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është afër përfundimit. Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e xhamisë si vepër të dobishme, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe si një stoli për qytetin.

Jam shumë i lumtur që inspektuam këtë vepër të dobishme. E quaj një vepër të dobishme për disa arsye: së pari, për të gjithë besimtarët myslimanë sepse pasja e një shtëpie të madhe të Zotit, për të ofruar shërbesat, jo vetëm në ditën e xhumasë, por edhe në ditët e tjera të veçanta, apo për të pasur një qendër kulturore, aktivitete të tjera të komunitetit, si ato që kanë të bëjnë me doktrinën fetare, me ndihmën dhe solidaritetin në komunitet, i sjell Tiranës një stoli.

Kryebashkiau Erion Veliaj

Për kryebashkiakun, ndërtimi i xhamisë është një e mirë edhe për qytetarët apo turistët e huaj, të cilët brenda 1 km2 mund të vizitojnë tempujt fetarë të myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.

Në 1 km2 kemi të gjitha shtëpitë e besimit, si atë të vëllezërve myslimanë, të atyre ortodoksë dhe atyre katolikë, ku mjafton të shikosh nga parvazi i Xhamisë së Namazgjasë dy majat e objekteve të tjera të kultit. Do të thotë se edhe për një turist që është i tërhequr nga Shqipëria për turizmin fetar, për vëllazërinë religjioze që kemi me njëri-tjetrin, e ka kollaj sepse brenda Unazës së Vogël mund t?i shohë të tre këta tempuj.

Share This Video


Download

  
Report form