http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarri i rënë në datë 16 gusht në ambientin mbështetës të çerdhes nr.14, në Lagjen ?Ali Demi? ka qenë i qëllimshëm dhe i vendosur nga faktor të jashtëm.
Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri në akt-ekspertizën e tij deklaron se zjarri është i qëllimshëm. Sipas raportit bëhet e ditur se faktorë të jashtëm kanë thyer xhamin e dritares dhe duke përdorur një palë shkallë druri kanë prerë tubin e bombulës së gazit.
Njoftimi i plotë:
?Në përfundim të akt-ekspertizës lidhur me zjarrin e rënë në datën 16 Gusht 2018, në orën 04:57, në çerdhen nr.14, në Lagjen ?Ali Demi?, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dëshiron të informojë sa më poshtë:
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullatorit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimin e ambientit.Ekspertët e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri vërejnë se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të kartonit. Gjithashtu, akt-ekspertiza përfundon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSH-së kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindore të çerdhes nr.14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahut të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë.
Në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura. Gjithashtu, akt-ekspertiza konstaton se është gjetur edhe një bombol gazi e dëmtuar në pjesën e sipërme nga zjarri, kurse rregullatori i gazit ishte i shkëputur bashkë me tubin e gazit nga bombola. Provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e Drejtorisë së MZSH-së çojnë në përfundimin se zjarri në çerdhen nr.14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Akt-ekspertimi i është vendosur në dispozicion organit të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Të gjitha provat e siguruara nga këqyrja e vendit të ngjarjes së bashku me akt-konstatimin e i janë vënë në dispozicion prokurorisë e cila ka nisur menjëherë hetimet."