Ora News - Dialogu Prishtine- Beograd, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës takojnë Bushatin

Ora News Lajme 2018-08-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot një grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës. Në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të Shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, si dhe zhvillimet e tanishme në rajon.

Përfaqësuesit e Luginës parashtruan mendimet e tyre edhe mbi zhvillimet e tanishme në Rajon, veçanërisht procesin e Dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë kontekst, Ministri Bushati ndau me bashkëbiseduesit qasjen e Shqipërisë në raport me këto zhvillime, duke e vënë theksin tek rëndësia e vijimësisë së Dialogut dhe orientimin e tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar për sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshjeve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

"Ne i qëndrojmë bindjes tonë se procesi i Dialogut duhet të përmbyllet me një Marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit", tha ai, njofton zyra e shtypit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfaqesuesit-e-lugines-se-presheves-takojne-bushatin

Share This Video


Download

  
Report form