Prokuroria e Krimeve të Rënda pritë" />
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritë"/>

Ora News - Dosja "Tahiri", do kërkohet riekstradimi në Shqipëri i Nezar Seitit

Ora News Lajme 2018-08-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritët të kërkojë ekstradimin në Shqipëri të Nezar Seitit, i njohur si financier i grupit Habilaj.

Burime nga grupi i prokurorëve që po hetojnë dosjen Tahiri, pjesë e të cilës është edhe Seiti, thanë për Ora News se do ti drejtohen më shkresë zyrtare autoriteve për të kërkuar sjelljen etij në Shqipëri.

Reagimi i hetuesve të dosjes vjen një ditë pasi gjykata e Katanias vendosi të ndryshojë masën për Nezar Seitin, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për mungesë provash.

Prokuroria e italiane e apeloi vendimin dhe seanca e radhës për njeriun e vetëm të arrestuar në Shqipëri si pjesë e bandës së Habilajve të përgjuar nga prokuroria e Katanias, pritet të mbahet më 4 shtator.

Ndërkohë grupi i prokurorëve është në pritje të tre letërporosive të dërguara në Bari, Leçia dhe Mali i Zi, në lidhje me lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm për të përfunduar hetimet për dosjen.

Dy herë grupi i prokurorëve ka shkuar në Katania për të marrë në pyetje të arrestuarit, të cilët kanë mohuar të kene patur ndihmen e ish ministrit të Brendshëm në aktivitetin e tyre kriminal. Madje Moisi Habilaj mësohet se u ka thënë hetuesve shqiptar se ia ka përdorur emrin, por jo se ka patur ndihmën e tij.

Edhe verifikimi i bërë pasurisë së Tahirit duket se nuk ka sjellë rëzultat për grupin e hetuesve. Përgjigja e ardhur nga bankat dhe zyrat e regjistrimit të pasurive nuk ka konstatuar pasuri të pajustifikuar të ish ministrit apo familjarëve te tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nazer-seiti-do-te-riesktradohet-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form