Ora News - Sarandë: Vdes turistja italiane, rëndë i shoqi, u përplasen me motor

Ora News Lajme 2018-08-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një çift italianësh që po vizitonte Shqipërinë duke udhëtuar me motor i mbylli në mënyrën më të keqe pushimet aktive në vendin tonë.

Burrë e grua nga Xhenova u aksidentuan rreth orës 11:00 (24 gusht 2018) në rrugën ?Sarandë ? Butrint? në fund të Kanalit të Çukës, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Motori Pieago me të cilin ata udhëtonin u përplas me ketë makinë tip Ford me targa AA 609 UD.

Përplasja ishte e fortë dhe për pasojë turisja italiane e identifikuar si Maria Sedda, 64 vjeçe mbeti e vdekur.

"Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali" informoi policia e Sarandës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-kanalin-e-cukes-dyshohet-viktima

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS