Humb jeten ne aksident turistja italiane

RTV KLAN 2018-08-24

Views 13

Një turiste italiane humbi jetën ndërsa bashkëshorti i saj mori plagë të rënda në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në aksin që lidh Sarandën me Butrintin. Çifti ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas nga një automjet në zonën e njohur si kanali i Çukës.
Italiania 64-vjeçare banuese në Xhenova, humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia tha se po heton shkakun e aksidentit dhe se paraprakisht është ndaluar drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident.

Share This Video


Download

  
Report form