Kanë vijuar kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në kryeqytet në funksion të Planit Operacional ?Tispol Gusht 2018?.
Nga pamjet e publikuara nga policia rrugore, bëhet me dije se më shumë se 78 masa administrative janë vendosur në vetëm dy orë.
Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi këmbësorëve, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët.