Report Tv-Korçë, vrau shokun për kanaçe, arrestohet xhaxhai dhe dy nipërit

Report TV 2018-08-24

Views 1

Korçë- Policia ka arrestuar tre autorët e vrasjes së 56-vjeçarit, Novruz Fiqi, i gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij.

Në prangat e policisë kanë rënë: Arben Nazifi, 56 vjeç; Emiljano Nazifi, 30 vjeç dhe Edison Nazifi, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij), të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin Fizin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Ngjarja

Novruz Fiqi është gjetur i pajetë nga i vëllai, i cili bëri me dije se mbrëmjen e djeshme 56-vjeçari ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë.

Burimet për 'Report Tv' bëjnë me dije se Fiqi është konfliktuar me Emiljano Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht. Fiqi dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe.

Pas sherrit me Nafizin, Novruz Fiqi ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar. Fakt ky, që është vërtetuar edhe nga fqinjët, të cilët shprehen se Fiqi ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit.

56-vjeçari jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2018, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

? Arben Nazif, 56 vjeç,

? Emiljano Nazif, 30 vjeç

? Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form