Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në natën përmbyllëse të kampit veror të LRI paralajmëroi se në shtator do të ketë ngjarje politike për shkak të situatës së keqe që ka krijuar qeveria.
Në fjalën e saj ajo tha se kjo qeveri meriton vetëm përçmim.
Kryemadhi: Shtatori do të jetë një muaj i cili do të sjellë ngjarja në politikën shqiptare. Do të sjellë ngjarje për shkak të kësaj situate jashtëzakonisht të keqe, nuk po them të poshtër sepse është akoma dhe më e poshtër seç mund të thotë fjalori shqiptar. Një qeveri e cila, nxjen kënaqësi kur varfëron popullin e saj, ndjen kënaqësi kur terrorizon bizneset e vendit të saj. Një qeveri që ndjen kënaqësi kur mashtron popullin e saj. Përveç kënaqësisë ndihet krenare që poshtëron qyetarët e saj. Një qeveri që poshtëron, fyen dhe cënon të ardhmen e vendit është një qeveri që nuk meriton grushtin, por meriton përçmimin dhe veprimin më të fundit që mund të bëhet për të poshtëruar një ionstitucion që shtyp popullin e tij.
Kryemadhi tha gjithashtu se një shteti që ngre dorë mbi fëmijët tanë do t'i përgjigjemi jo me dhunë, por me forcën e zemrës. Duke iu drejtuar të rinjve, ajo deklaroi se do të hynë në histori si brezi që do të përmbysin e diktaturës së krimit dhe drogës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-shtatori-do-te-sjelle-ngjarje-politike-kjo-qeveri-nuk-meriton-grushtin-por