Ora News zbulon dy takime që Rama zhvilloi pas mbledhjes së qeverisë, ja pjesëmarrësit

Ora News Lajme 2018-08-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbledhjes me ministrat në vilën qeveritare në Vlorë, Rama u takua për një kafe me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla dhe kryetarin e parlamentit, Gramoz Ruçi ku u vendos e premtja e 7 shtatorit për mbledhjen e radhës së asamblesë së Partisë Socialiste.

Ora News mëson se edhe një tjetër takim i dytë është mbajtur më pas. Këtë herë mes ministrave Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, kryetarit të Kuvendit Gramos Ruçi, kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla dhe Blendi Çuçit dhe Blerina Gjylametit.

Takimi tek vila qeveritare

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar përfunduan mbledhjen dy ditore në rezidencën qeveritare në Vlorë, që i paraprin nisjes së sesionit të ri politik. Kjo ishte mbledhja e fundit përpara se kryeministri të vendosë nëse do të ketë ndryshime në qeveri duke nisur nga shtatori apo do të konfirmohet besimi tek ministrat aktualë. Siç u paralajmërua në mbledhjen e asamblesë së fund prillit, kjo periudhë do të shërbente për shefin e qeverisë për të vlerësuar përmbushjen e objektivave nga ministrat e tij dhe vendosjen e piketave dhe objektivave për vitin e ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-nees-zbulon-dy-takime-qe-rama-zhvilloi-pas-mbledhjes-se-qeverise-ja-pjesemarresit

Share This Video


Download

  
Report form