Shqipëria merr 20 refugjatë, Salvini falenderon Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka marre fund saga e anijes ?Diciotti? e bllokuar prej 5 ditësh ne portin e Katanias, me 150 emigrant nga Afrika ne bord. Te paret qe kane zbritur mesditën e se shtunës kane qene 12 persona te cilet kane pasur probleme shëndetësore, ndersa gjate mbrëmjes u larguan edhe pjesa e mbetur e emigranteve.



Duket se ?dorëzimi? i qeverise italiane per te lejuar zbritjen e te gjithë emigranteve erdhi pas ofertave për ndihme te ardhura nga Shqipëria, Irlanda dhe Vatikani, te cilat shprehen gatishmërinë per te ndihmuar Italinë, pas heshtjes qe vinte nga Bashkimi Europian, edhe pas kërcënimeve te vazhdueshme te ministrit Salvini. Por duket se nje tjetër faktor ishte dhe revolta e qytetareve te Katanias, te cilet u përplasen dhe me forcat e policisë qe kishin rrethuar portin e Katanias.



Por edhe pse rasti i anijes ?Diciotti? u mbyll me sukses, nuk mund te thuhet e njejta gje per Matteo Salvinin, ndaj te cilit tashme Prokuroria e Agrigentos ka nisur nje hetim. Por duket se kjo gje nuk e shqetëson aspak ministrin e brendshëm, i cili ka bere apel per reforme ne sistemin e drejtësisë, si dhe ka paralajmëruar te gjithe anijet e tjera me emigrant qe mos te mendojnë se do te mund te zbresin ne Itali.



Ne te njëjtën kohe ministri i Brendshëm Italian, ka falenderuar Shqipërinë per gatishmërinë per te ndihmuar ne kete situate. ?Qeveria shqiptare është treguar me e me mire se ajo e Francës. Une i them faleminderit shqiptareve dhe turp francezeve.? ? është shprehur ministri Salvini.



Ndërkaq ende nuk dihet se kur do te behet transporti i 20 emigranteve te cilet do te vijne ne Shqipëri, apo me cilin status ata do te vijnë ne vendin tone.

Share This Video


Download

  
Report form