http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia nxjerr detajet e atentatit të mbremjes së të hënës në Lezhë ku si pasojë ngeli i plagosur Arben Gjini, 35 vjeç.
Mësohet se 35 vjeçari ka qenë i denuar më parë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Gjini është dënuar në Italinë e me pas është depërtuar drejt vendit tonë. Vetëm pak kohë më parë, ai është liruar nga burgu në Itali.
Gjithashtu dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë, ku dyshohet për një konflikt i mundshëm për prishjen e pazareve të drogës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull Lezhë, ku Gjini u plagos me dy plumba në këmbë dhe shpatull.
Ndërkohë i plagosuri u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes. Një makinë tip "Benz", i denoncuar i vjedhur, u gjetu mbrëmë i djegur në fshatin Kolsh, disa kilometra larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se i përket autorit.