Kryeministri Edi Rama nga Gjiri i Lalzit në një aktivitet për turizmin me te rinjte e ?Smile Albania? u shpreh se ky ka qenë sezoni më i pastër dhe më i sigurt. Sipas tij, falë bashkëpunimit edhe me pushtetin lokal ky ka qenë sezoni me më pak plehra, por shtoi si ?nuk e kemi zgjidhur problemin?.
Gjithashtu kryeministri theksoi se këtë sezon ka pasur më shumë siguri, pasi nuk ka pasur vjedhje në hotele apo probleme të tjera. E ndërsa ky sezon është drejt fundit, Rama tregoi edhe objektivat për sezonin tjetër turistik.
Për të shmangur radhët në dogana, Rama tha se objektiv është vendosja e pikave të përbashkëta në dogana me Greqinë dhe Kosovën për të shmangur fluksin. ?Duam të vendosim një pikë të përbashkët kontrolli me Greqinë dhe me Kosovën për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për të mos pasur dy palë kontrolle? tha ai. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi ata që thonë se çmimet në Shqipëri janë shumë të larta.
Iu lutem që në bashkëpunim me ministrin e Turizmit të organizohet një mbledhje e mendimeve tuaja, ju keni qenë terren, keni parë dhe dëgjuar sa janë përmbushur pritshmëritë dhe cfarë ju propozoni se duhet bërë më mirë vitin tjetër dhe si. Këto takime janë për të prekur të gjithë grupet faktorët dhe aktorët e një ekonomike, që është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. Kemi pasur një sezon pozitiv, të suksesshëm, ka qenë më i pastër turistik edhe falë kontributit tuaj, ministrisë, por edhe bashkëpunimit më cilësor me pushtetin vendor. Ka qenë sezoni me më pak plehra, por nuk e kemi zgjidhur problemin e madh të trashëguar, që është kulturor tek ne. Përmbysim Facebook për kundërshtarët e ekipi tonë, por nuk jemi gati të mos e bëjmë pis atdheun tonë. Shqipëria nuk është vend i ndotur nga industria, por është pis për shkak se ne jemi të pa drejtë dhe të pabesë me të.