Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sulmin në banesën e prindërve të gazetares e kanë dënuar dhe ambasadat e SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë.
"Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj, sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar", thuhet në deklaratën e SHBA ku dhe u kërkohet autoriteteve një hetim i plotë.
Ndërsa OSBE shton se "Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë".
Ndërkaq delegacioni i BE-së ka theksuar mbështetjen më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri.
Para Kryeministrisë në mbështetje të Lalës kanë tubuar dhe gazetarët si dhe përfaqësues të shoqërisë civile duke dënuar sulmin në banesën e prindërve të gazetares.
Për ngjarjen ka reaguar dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e cila në një deklaratë për mediat shprehu shqetësimin për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala.
Në reagim, Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmi dhe rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasada-e-shba-se-denon-sulmin-ndaj-gazetares-lala