Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sulmon Prokurorinë duke e akuzuar se është kthyer në kukull të Edi Ramës. Kjo është arsyeja sipas tij që prokuroria nuk sjell në kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja, duke e akuzuar si anëtar i organizatër kriminale të Emiljano Shullazit.
Denoncimi i kësaj lidhjeje kriminale thotë Basha fshihet dhe pas sulmit me automatik drejt banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala më 30 gusht 2018.
"Akti i fundit i kësaj gazetareje ishte denoncimi i aferës Çyrbja. I përgjimeve që tregojnë se deputeti i PS-së i qarkut të Durrësit, Jurges Çyrbja komunikon në telefon me anëtar të bandës së Shullazit duke iu referuar si ne.
Është e papranueshme që sot e kësaj dite prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme dhe arsyet e mos veprimit të prokurorisë. Nëse kukullat e Edi Ramës në prokurori, ky i fundit do i jlejonte të zbatonte ligji në kuvend duhej të kishte mbërritur kërkesa për arrestimin e Jurges Cyrbes anëtar i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit. E thotë ai vetë "ne". Mos kujtoni se organizatat kriminale e kanë anëtarësinë me tesera apo bordero. Asnjë kërkesë e tillë nuk ka mbërritur dhe nuk ka si të mbërrijë pasi prokuroria është skllave shërbëtore e EdI Ramës. Dhe ja ku kemi pasojat, krimi e kupton syshkeljen nga shteti. Nuk ka nevojë ta marrë në telefon Edi Rama e ti çojë mesazhe, mjafton syshkelja e krimi të marrë armën e të qëllojë drejt tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-sulmon-prokurorine-kukull-ne-dore-te-rames-nuk-firmos-arrestimin-e-deputetit-cyrbja