Report TV - Udhëzimi i ri, si ndryshon taksa e kalimit të pronësisë

Report TV 2018-08-31

Views 3

Me një udhëzim të datës 30 korrik 2018, dy ministra të qeverisë Rama, ai i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kanë përcaktuar rregulla të reja për llogaritjen dhe pagesën e taksës në rastet kur tjetërsohet pronësia për objekte, shtëpi, troje, toka bujqësore, nga një zotërues, tek një i ri.

Taksa
Në përputhje me ligjin aktual, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë (truall apo tokë bujqësore) dhe ndërtesë, tatohet 15 për qind të fitimit kapital të realizuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë. Pasuria e paluajtshme e kaluar nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë Hipotekave. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes, dhurimit apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme. Me termin ?fitim kapital i realizuar?, kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme tokë dhe/ose ndërtesë.

Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i ?tatimit? mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues të ?taksës? vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Kurse investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status ?person fizik tregtar?, janë subjekt i ?tatimit? mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë gjithashtu subjekt pagues të ?taksës vendore? mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Share This Video


Download

  
Report form