Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Tiranës për sulmin me armë që iu bë banesës së prindërve të saj mëngjesin e të enjtes. Ajo ka qëndruar për më shumë se tre orë para grupit hetimor ku ka treguar të gjitha dyshimet për ngjarjen e rëndë dhe pretendimet e saj.
Për Klodiana Lalën sulmi i një ditë më parë lidhet direkt me punën e saj si gazetare, për shkak të çështjeve që ajo ka investiguar. Gjithashtu ajo ka sqaruar se ajo dhe familja e saj nuk kanë konflikte me asnjë person dhe sulmi me armë ka vetem një motiv, atë për shkak të detyrës. Ndërsa Prokuroria ka regjistruar një hetim penal për akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë ndaj dy ose me shumë personave si dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas hetuesve, akuza është regjistruar e tillë për shkak se ne banesë në momentin e sulmit kanë qenë 7 persona, dy vajzat e mitura të gazetares, prindërit, vëllai si dhe dy miq të familjes. Më shumë se 6 plumba janë qëlluar në drejtim të banesës orët e para të mëngjesit të së premtes, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin aty.
Heteusit kanë marre edhe deshmitë e familjarëve të Klodianës të cilët i kanë qëndruar versionit që nuk kanë probleme me askënd. Disa numra telefoni janë vënë në përgjim nga Prokuroria dhe do të verifikohen tabulatet nësë ka pasur kërcënime ndaj gazetares dhe familjarëve të saj. Gjithashtu është sekuestruar edhe një kamera sigurie, por nga kqyrja e saj nuk janë përftuar elemente që mund të zbardhin ngjarjen.