Aksi rrugor Berat-Skrapar kohët e fundit ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë e tij, duke u bërë një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve por edhe për banorët e zonës, pasi rreziku për aksidente është mjaft i lartë.
Ata apelojnë që të ndërhyhet në këtë aks, pasi çarjet dhe heqja e asfaltit nga mirëmbajtësit e rrugës ka dëmtuar makinat e tyre. Gjithashtu ata shprehen se qarkullojnë me mjaft vështirësi, ndërsa për ata që nuk e njohin këtë segment, rrugëtimi mund të rezultojë fatal.
Rruga është e keqe, sado prishen makinat. Flasim për këtu, se ata në fshat, aty ku jemi ne, thyen kokën po s?pate të tillë. Gropa, kanale, copë ?copë. Rrugë e vjetër, s?është bërë sot.
Drejtuesit e mjeteve flasin për Report Tv
Një muaj më parë pikërisht në këtë aks rrugor një turist u aksidentua ndërsa udhëtonte me motor dhe shkak i këtij aksidenti rezultoi gjendja e keqe e rrugës.
f.g.