Ora News - Ngjela: S'mund të ketë shkëmbim territoresh, Serbia nuk ekziston. Ja çfarë po luhet

Ora News Lajme 2018-08-31

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "Ora News" tha se nuk mund të ketë ndryshim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ndërkombëtarët nuk mund ta pranojnë këtë.

Ngjela: Ata po krijojnë një zhurmë në lidhje me shkëmbimin e territoreve. Shkëmbim territoresh nuk mund të ketë. A krijon akses anti kombëtar për botën shqiptare në Ballkan? Unë them po! Këtë nuk e ka pranuar askush që këta duan të shkëmbejnë veriun e Kosovës me veriun e Serbisë që është Presheva. S'kemi dot ndërrim territoresh, por diçka lëviz.

Nuk ma ha mendja që lëviz Veriu i Kosovës, por lëviz, Republika Srpska. Ne nuk e dimë ku lëviz çështja, por ne dimë kërcënimin e kryeministres britanike që nuk është një lojtar i vogël. Doni të humbni edhe Vojvodinën? U trembën ata.

Nuk ka Serbi, është e krijuar me territor të grabitur. Ata të tjerët duan Sanxhakun. Amerikanët i dhanë pavarësinë Kosovës mbi njësinë konsistuente që kishte vendosur Jugosllavia 1974, Titoja që e kishte vendosur atë Kushtetutë me presion të Presidentit Niksonit. Tito nuk e firmosi. E vendosi zëvendësi i tij. Para se të vdiste, Titoja tha është gabim i rëndë. Atë gabim tentoi të "ndreqte" Millosheviçi, që u hoqi autonominë e gjerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-smund-te-kete-shkembim-territoresh-serbia-nuk-ekziston-ja-cfare-po-luhet

Share This Video


Download

  
Report form