Ora News - Pastrohet Gjanica, ndërhyrja e Bashkisë Fier për shmangien e përmbytjeve

Ora News Lajme 2018-08-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lumi Gjanica po pastrohet në të gjithë gjatësinë e tij për të shmangur rrezikun e përmbytjeve gjatë muajve të dimrit, kur shton ndjeshëm prurjet dhe në të shkuarën ka shkaktuar edhe probleme në zonat ku kalon.

Në Fier nisi pastrimi i lumit Gjanica nga grykëderdhja në të gjithë gjatësinë e tij.

Ndërhyrja e Bashkisë synon të shmangë rrezikun e përmbytjeve në Fier, fenomen problematik ndër vite.

"Është një sasi e konsiderueshme mbetjesh dhe mbeturinash që hiqet për vit për të siguruar qytetin nga përmbytja".

Lumi për herë të parë u pastrua me themel në vitin 2015, por vit pas viti mbetjet që hiqen prej shtratit të tij janë të mëdha.

Vëmendje e veçantë i kushtohet pastrimit poshtë urave ku grumbullohen mbetjet por edhe pikave ku lumi ka tendencë të ngushtojë shtratin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pastrohet-gjanica-nderhyrja-e-bashkise-fier-shmangien-e-permbytjeve

Share This Video


Download

  
Report form