Korçë-Një grabitje ka ndodhur gjatë natës, ku në qendër të qytetit, persona të paidentifikuar kanë grabitur arkën e kishës brenda Katedrales. Autorët e grabitjes, kanë dëmtuar edhe sendet e tjera që ndodheshin brenda katedrales.
Papa Ilia, në një prononcim për mediat ka thënë se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon.
Është e treta herë që vidhet Katedralja. Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Papa Ilia, prifti i Katedrales