Ora News - Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, në fokus Asambleja dhe zgjedhjet vendore

Ora News Lajme 2018-09-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve kryesinë e partisë. Mbledhja në drejtimin e kryeministrit Edi Rama u zhvillua nga ora 9-10.

Përveç diskutimeve për sesionin e ri, është diskutuar dhe rendi i ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dha detaje nga diskutimet.

Balla: Në fillim të këtij sesioni parlamentar dhe politik, PS mblodhi kryesinë e cila diskutoi dhe pastaj miratoi çështjet për të cilat të premten do të thirret Asambleja Kombëtare, e cila do të jetë terësisht e fokusuar në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë tani. Për secilën prej njësive administrative në gjithë territorin. Është shumë e rëndësishme që krah përfundimit të procesit të llogaridhënies të fillojmë prej sot një fushatë kombëtare të anëtarësimeve të reja në PS me qëllim që të bëjmë një organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në përgatitje të zgjedhjeve vendore. Përkrah kësaj do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësuesit vendorë të PS në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë këshillash bashkiakë do të rikthehesn sipas kësaj fushate në çdo cep, çdo komunitet dhe fshat për të mbajtur shënim.

Grup strategjik për zgjedhjet vendore

Kryesia e Partisë Socialiste miratoi grupin strategjik për zgjedhjet vendore të 2019 të kryesuar nga Blerina Gjylameti, e cila do të jetë edhe sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës.

Ndërkohë anëtarët e grupit strategjik për zgjedhjet do të jenë Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Zhvillime edhe nga opozita

Ndërsa PD dhe LSI kane mbledhur në orën 10:00 grupet e tyre parlamentare. Ne oren 11.00, LSI do kete dhe nje komunikim per mediat.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-mbledh-kryesine-ndersa-pd-grupin-takim-dhe-me-aleatet

Share This Video


Download

  
Report form