Ora News - Bandat në Shkodër, Hila: Turp i klasës politike!

Ora News Emisione 2018-09-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi i emisionit "Arena" në Ora News, Dritan Hila drejtoi gishtin nga klasa politike shqiptare si shkaktare të situatës së krimit në Shkodër.

I ftuar në Intervistën e Mbrëmjes, Hila tha se qytetarët më shumë kanë mosbesim tek politika sesa tek policia.

Dritan Hila: Të lihet Shkodra pre e bandave dhe e të fortëve është turp i politikës shqiptare. Turp i madh është i socialistëve që janë në fuqi, turp i madh është i demokratëve që kanë goxha pjesë të tortës, turp i madh është i LSI. Asnjëri mos bëjë të paditurin apo të virgjërin sikur ça ndodhi. Të gjithë shkodranët e dinë në terren se kush janë të fortit e atyre bandave. Nuk është problemi i mosbesimit tek policia, në përgjithësi kanë mosbesim tek politika dhe shteti. Sepse e dinë që ndërrimi i pushtetit do të thotë ardhja e ca të fortëve të tjerë në drejtimin e botës "underground".

Referuar njohjes së kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me një të inkriminuar, Hila tha se mes miqësisë dhe politikës ai ka zgjedhur miqësinë dhe si i tillë nuk duhet të ishte në politike.

Dritan Hila: Kjo mazhorancë ka probleme të mëdhaja me të fortit, ku të fortit janë pjesë e saj. Kryeministri ka ardhur koha që të marrë një vendim që ta ndajë shapin nga sheqeri. Zoti Balla nuk është mësuesi kujdestar ku thotë se ka dy fëmijë të shkëlqyer në mësime. Nëse ka miqësi me të duhet të kishte zgjedhur midis politikës dhe miqësisë me zotërinë. Në këtë rast ka zgjdhur miqësinë dhe nuk ka pse vazhdon politikën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bandat-ne-shkoder-hila-turp-i-klases-politike

Share This Video


Download

  
Report form