Ruçi - Bashes: Parlamenti nuk eshte strofull krimi

RTV KLAN 2018-09-04

Views 0

Lulzim Basha foli të hënën nga Shkodra për një Parlament të kthyer në strofull krimi duke refuzuar çdo ftesë për bashkëpunim me mazhorancën, pa u shkëputur më parë lidhjet që sipas tij qeveria ka me krimin. Por kryeparlamentari Gramoz Ruçi i kujtoi kreut të opozitës që për cdo denoncim t?i drejtohet Prokurorisë.

"Kuvendi nuk mund të kthehet në fole kriminelësh, atë e ka sjellë sovrani aty sipas Kushtetutës e ligjeve, kush ka vlerësime të veçanta për individë të veçantë ka institucione përkatëse".

Përvoja në politikë i shërbeu për t?i dhënë kreut të demokratëve një këshillë lidhur me vendimin që opozita pritet të ndërmarrë në raport me Kuvendin, nëse do të shkohet drejt një bojkoti të Kuvendit apo edhe një tjetër qëndrimi radikal, diegies së mandateve.

"Më rezulton se efektiviteti i një opozitë është lufta dhe përpjekja brenda sistemit, jo jashtë".

Në këtë kontekst opozitën e ftoi sërisht të bashkëpunojë për çuarjen përpara të reformës zgjedhore, duke paralajmëruar se në mungesë të një dakordësie mes palëve në zgjedhjet lokale do të shkohet me ligjin e vjetër elektoral.

"S?duhet humbur më kohë, boll kohë është humbur. Nuk ka vakum ligjor pasi kodi ekziston, por s'ka ndryshime në kod pa dakordësinë e opozitës".

Shtyrjen me një javë nga Kuvendi të dekretit të Presidentit për ligjin e Teatrit Kombëtar, kryeparlamenti refuzoi ta cilësojë shtyrje nga ana e mazhorancës, ndonëse nuk tha nëse ai do të rrëzohet nga shumica në seancën e 20 Shtatorit.

"S?është shtyrje por përgjegjshmëri. Mos të harrojmë kemi një impenjim edhe nga Komisioni Evropian. A do e miratojë mazhoranca? Këtë nuk e di. Të presim me maturi".

Në 27 Korrik Presidenti Meta e rrëzoi ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar me argumentin se shkel parimet e ?barazisë përpara ligjit?, nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të ?decentralizimit? dhe ?autonomisë vendore?, si dhe vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian si dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS