Report Tv-Veliaj: Teatri i ri ka potencialin të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi

Report TV 2018-09-04

Views 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet e parkingut nëntokësor në sheshin ?Italia?, të cilat i cilësoi si një nga kantieret më të bukura të Tiranës. Punimet në këtë shesh po ecin paralelisht me ndërtimin e stadiumit ?Arena Kombëtare?.

Kryebashkiaku hoqi edhe një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri. Duke iu përgjigjur skeptikëve, Kryetari i Bashkisë shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.

Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë
Më tej Veliaj theksoi se stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t?u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës.

Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t?i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë. Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimit të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit Skënderbej dhe pas Pazarit të Ri, për t?i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS