Balaj: Objektivi ynë vendi i parë në grup, Memushaj: Keqardhje për mungesën e Roshit e Sadikut

Ora News Lajme 2018-09-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ledian Memushaj dhe Bekim Balaj dolën sot përpara mediave, kur ndajnë edhe pak ditë nga takimi i parë zyrtar për kompeticionin e ri që nis këtë fundjavë, Liga e Kombeve. Përballja me Izraelin në fokusin e dy futbollistëve të këtij ekipi mbetet një sfidë e vështirë, por forca e grupit të kësaj skuadre mbetet një armë shumë e fortë. Sulmuesi shkodran për këtë sfidë të së premtes deklaroi:

?Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, por edhe ne të tyren. Objektivi ynë është i vendi i pare në grup. Si Izraeli, si ne, ashtu edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Por, mbetet për t?u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri. Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos vetëm trajneri. Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve?,- theksoi Balaj, që në këtë grumbullim për këto dy ndeshje është pa shokun e tij të skuadrës, Odise Roshi, i cili është dëmtuar dhe operuar përpara pak ditësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balaj-objektivi-yne-vendi-i-pare-ne-grup-memushaj-keqardhje-mungesen-e-roshit-e-sadikut

Share This Video


Download

  
Report form