George Frendo: Nënë Tereza bija me e shkëlqyeshme e shqiptarëve / 'Krimet', besimi ndryshon zemrat

Report TV 2018-09-05

Views 117

Me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Valeria Dedaj, ka apeluar për më shumë shpresë, paqe dhe dashuri.

Imzot George Frendo, ka kujtuar rolin dhe veprën e Nënë Terezës në jetën e çdo shqiptari dhe gjithë botës. Imzot George Frendo, u ndal dhe tek çështja e kriminalitetit në qytetin e Shkodrës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve dhe politikës, që të kuptojnë rolin e besimit, që sipas tij, ka fuqinë të ndryshojë zemrat.

?Është ditë jo vetëm për katolikët, por për të gjithë shqiptarët. Vlera e saj nuk vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën.?-thotë Imzot George Frendo.

Intervista e plotë:

Çfarë mund të na thoni për kontributin e Nënë Terezës?

Zoti ka vepruar në jetën e saj. Kur shkoi në Kalkutë, ishte murgeshë, u bë drejtoreshë në një shkollë për personat me aftësi të kufizuara. Ajo pyeti veten: Si mund të duroj unë të jem këtu me këta fëmijë?

Në këtë periudhë me këtë krizë, ajo vuri re se Zoti e kërkonte për një hap më të guximshëm. Ajo hapi një kongratë më të rëndësishme, për më të varfërit. Kështu nisi jeta e saj në Kalkutë.

Ajo bëri shumë përpjekje për të ardhur në Shqipëri. Çfarë gjurmësh ka lenë ajo?

Ajo ka vuajtur shumë për faktin se qeveria shqiptare e asaj kohe se lejoi të vinte në Shqipëri, as kur vëllai i saj ishte i sëmurë dhe shkoi për t?u vizituar në Itali. Ndërhyri ambasadori francez, por nuk e lejuan. Kur erdhi në Shqipëri, ajo shkoi tek varri i Enver Hoxhës dhe u lut për të. Kjo është forca e kurajos.

Çfarë mund të na thoni për fuqinë që Nënë Tereza kishte?

Ishte një trupvogël, por feja dhe dashuria i dha forcë. Kur një amerikan vajti në Kalkutë, e pa duke shëruar plagët e një personi të mbushur me qelb, dhe i tha: ?Unë as për një mijë dollarë s?do e bëja?. Nënë Tereza ia ktheu: As unë s?do e bëja për 1000 dollarë.

Çfarë rëndësie kanë mesazhet e saj për brezat?

Kur mori çmimin Nobel, dha një mesazh të madh për paqen. Sigurisht, mesazhi i saj, ka bërë botën më të vetëdijshme për personat e mënjanuar. Ajo ndikoi që bota të dëgjojë më shumë britmën e këtyre personave, që ajo i kishte aq afër.

Share This Video


Download

  
Report form