Librat falas këtë vit shkollor veç nxënësve nga klasa e parë në të katërtën, do t'i marrin dhe disa kategori familjesh me nevoja të posaçme.
Agim dhe Manuel Musa janë 2 prej tyre që përfitojnë librat falas të klasës së 5 dhe të 6, pasi familja e tyre jeton me ndihmë ekonomike. Kryeminisitri zgjodhi t'i dorezojë vetë fëmijëve librat, ndërsa nuk mungojnë dhe premtimet.
Janë 190 mijë nxënës nga klasa e 1 në të 4 që përfitojnë librat falas këtë sezon të ri shkollor. Ndërsa qeveria premton se vitin e ardhshëm në këtë kategori do të përfshihen dhe nxënësit e klasave të 5. Brenda mandatit, premtimi është që të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të mund të pajisen me libra falas.