Ora News - I sekuestrohen 5 milionë euro lezhjanëve të arrestuar në Spanjë me 1 mijë kg kokainë CR7

Ora News Lajme 2018-09-06

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasuritë e dy lezhjanëve, me vlerë 5 milionë euro është vendosur sot në sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Bëhet fjalë për llogari bankare dhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre. Ata akuzohet se drejtonin një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe u arrestuan më 30 prill, kur në Spanjë u sekuestrua ngarkesa me 1 mijë kg kokainë dhe 1. 5 milione euro cash.

"Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh" informoi kreu i departamentit të policisë kriminale Eduard Merkaj gjatë një dalje të përbashkët për median me prokurorin e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara

Arrestimi me 1 ton kokaine

Ndoci, 41 vjeçar, i cili njihej dhe me 5 emra të tjerë, dhe Deblini, 31 vjeç u arrestuan më datë 30 prill 2018 si drejtuesit e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

"Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:

1 - Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;

2- Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë. Ata akuzohen për veprën penale të ?Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike?, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash. Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës" tha kreu i departamentit të policisë kriminale Eduard Merkaj

Paratë e krimit u investuan ne Tirane

Pas arrestimit Policia e Shtetit shkëmbeu informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

"Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve. Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë" tha Merkaj


"Operacioni për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme është zhvilluar kryesisht në Tiranë, hetimet vazhdojnë. Nga të dhënat që kemi, ky grup kriminal ka aktivitet ekonomik dhe në vende të tjera" informoi edhe prokurori Mara.

Sekuestrohen dyqane, kuota dhe aksione ne shoqeri tregtare

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallë...

Share This Video


Download

  
Report form