http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i PD, Basha shpalli nga Elbasani platformën me 4 pika kryesore për të cliruar sipas tij, qeverinë dhe vendin nga krimi si dhe nismën më të rë, vettingun për politikanët.
1 ? Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 ? Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 ? Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 ? Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
Nga Elbasani PD shpalli nismën kushtetuese për vettingun në politikë, kërkese e cila po firmoset fillimisht nga deputetet e opozitës.
Partia Demokratike bëri të ditur se do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.
Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:
dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar
Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.