Vrasja e Indrit Pepës në Mamurras, hakmarrje për një plagosje në 2012

VizionPlusAlbania 2018-09-06

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është 27 vjecari Indrit Pepa i cili u ekzekuta rreth orës 4:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje në hyrje të këtij pallati, në qyetetin e Mamurrasit, ku edhe banonte me famijen.

Pepa sipas policisë u qëllua disa herë me psitoletë pak pasi kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen ?Zef Hoti?.

Oficerët e krimeve, po kërkojnë si të dyshuar Agron Markolën. Nga hetimet e para mendohet se vrasja ndodhi për hakmarrje, për shkak të plagosjes së vëllait të Markolës 6 vite të shkuara. Sipas policisë 27 vjeçari Pepa kishte qwlluar  në vitin 2012, Haziz Markolën në një berberhane, pasi më parë mes tyre kishte pasur edhe një konflikt fizik.

Autori i dyshuar është roje i një grupi dyqanesh në Mamurras, ndërsa janë shoqëruar në komisariat vëllezërit e tij.

Të afërm të 27 vjeçarit dyshojnw se Indriti wshtw telefonuar nga një i panjohur, i cili e ka thirrur në pritë ku edhe u vra.

Indrit Pepa jetonte prej kohësh në Gjermani, ku ishte zhvendosur per ti shpwtuar hakmarjes sw familjes Markola. Por atij i ishte refuzuar kwrkesa pwr azil dhe ishte kthyer para 8 muajsh në Shqipëri.

I riu kishte tentuar të largohej nga Shqipëria edhe para dy javësh, por ai nuk u lejuar tw kalonte nw Rinas pasi figuronte si I deportuar nga Gjermania.

Share This Video


Download

  
Report form