http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti miratoi kërkesën e PD për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit hetimor ?Tahiri?.
Vetë mazhoranca miratoi me 72 vota pro këtë kërkesë, cka do të thotë se puna e komisionit hetimor për ish ministrin e brendshëm do të vijojë edhe për 3 muaj të tjerë.
Kreu i Kuvendit Ruci mes të tjerash pohoi se është e patolerueshme që një komision hetimor të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj pune.
Një ditë më parë PD akuzonte ministrin Xhafaj dhe drejtorin e policisë Veliu se kishin penguar punën e komisionit hetimor duke qënë se nuk kishin dhënë asnjë informacion për hetimet ndaj Saimir Tahirit.