Ora News - Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës

Ora News Lajme 2018-09-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha prezantoi nismën ligjore për vettingun në politike, ndërsa i?u përgjigj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se se kjo çështje nuk ka nevojë për tryeza politike.

Basha: Nuk është më koha të flasim, por të veprojmë. Ligji është depozituar në Kuvend, ne jemi pro këtij ligji, pyeteni Ramën është pro apo kundër. Kjo e ndan shapin nga sheqeri.

Basha tha opozita krahas vettingut, ka një platformë të qartë politike që do mbështetet me aksion pupullor për pastrimin e politikës.

Basha: Një aksion i fuqishëm politik dhe popullor janë të domosdoshme për një përballje dhe fitore të shoqërisë mbi krimin e lidhur me politikën dhe pushtetin e bërë njësh me krimin.

Por, çfara propozon në kushtetutë, opozita për vettingun në politike?

"Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-vetting-dhe-aksion-popullor-pastrimin-e-politikes

Share This Video


Download

  
Report form