Deputeti i Kurbinit në Kuvendin e Shqipërisë, Gjetan Gjetani flet për Report TV pak pasi e përjashtoi kryeministri Edi Rama nga punimet e Asamblesë socialiste.
Gjetani thotë se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare