Ora News - Shkëmbimi i kufijve, Berisha: Akti më destabilizues i rajonit

Ora News Lajme 2018-09-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar mbi çështjen e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha tha se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka dëgjuar ndonjëherë të vihen në diskutim kufijtë e Kosovës.

Deputeti demokrat u shpreh se është një nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe deputetëve kosovarë ti japin fund kësaj situate sipas tij dramatike.

Sipas tij hapja e 'kutisë së pandorës' përbën një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Deklarata e plotë:

"Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia dolën të shndërrojnë çështjen e integritetit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror.

Çdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t?i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam patur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem patur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial.

Në të drejtën ndërkombëtare, kur u zbërthye Jugosllavia, ata kufij ndër republikanë, që kishte vendosur Marshalli, u njohën botërisht si kufij shtetëror. Dhe kjo ndodhi dhe me Kosovën. Në asnjë dokument, të gjitha rezolutat e OKB, përfshirë rezolutën e bitit 94 që i njeh Kosovës të drejtën për vetëvendosje, dokumenti i Rambujesë, dokumenti Ahtisari, dokumenti që shpalli Kosova pavarësinë, dokumenti i Gjykatës së Hagës dhe gjithçka tjetër, kanë njohur Kosovën në kufijtë e saj aktual.

Eshtë një nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.

Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog. E them këtu që ne jemi plotësisht per dialog, kemi qënë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshje të pa zbatuara, ka lënë në harresë mijra e mijra të zhdukur, dhe kur e sheh nga afër steh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqënëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më faliin bashkëkombasit e mi në Preshëvë, të përdorin Pre...

Share This Video


Download

  
Report form