Ora News - Ekonomia në ngërç, kreditë e këqia bllokojnë investimet dhe tregun

Ora News Lajme 2018-09-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Niveli i kreditimit ka arritur në pikën më të ulët të shtatë viteve të fundit.

Ekspertët e lidhin situatën me nivelin e kredive të këqia, çka ka detyruar bankat të jenë më të ngurta.

Ish-Ministri, Arben Malaj, shpjegon se pavarësisht kësaj situate, ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht por sugjeron që të merren masa për të rritur kredinë cilësore.
Arben Malaj: Ne kaluam një situatë të vështirë lidhur me kreditë jo performuese, të cilat arritën një nivel të lartë,dhe Banka Qendrore në shërbim të stabilitetit financiar të vendit vendos dhe rregulla më të prera ndaj bankave tregtare. Kishim një kohë relativisht të gjatë, ku ndodheshim përballë një situate kritike në kuptimin që biznesi nuk kërkonte kredi dhe banka nuk jepnin kredi. Muajt e fundit kemi parë që sektori ka filluar të kërkojë kredi por rregullat janë pak më të rrepta në mënyrë që të parandalojnë çdo situatë lidhur me kreditë jo performuese.
Ndërkohë, Besart Kadia, e lidh këtë situatë me ndryshim e pronarëve të bankave të nivelit të dytë në vend por edhe me kreditë e këqia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekonomia-ne-ngerc-kredite-e-keqia-bllokojne-investimet-dhe-tregun

Share This Video


Download

  
Report form