Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e shkollës ?Avni Rustemi? në Kukës edhe këtë vit do të zhvillojnë mësim në mungesë së kushteve. Drejtoresha e këtij institucioni ka kërkuar ndihmen e pushtetit lokal për rikonstruksion te plote te shkolles.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën për një proces normal mësimor.
Por Shkolla 9- vjeçare ?Avni Rustemi ? pritet të fillojë vitin e ri shkollor me probleme të theksuara në infrastrukturë.
Sipas Drejtores së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj, shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.
Neriada Selmanaj: Pjesa e soletës së katit të katërt është problematike, çfarë bie jashtë bie brenda. Dyert siç i shikoni janë akoma të kohës së harruar tashmë. Terrenet sportive janë po aq emergjente, janë lënë përgjysmë, do krijohen dhe klasat sportive, do të ketë profilizim dhe të kësaj lënde. Ne e kemi super emergjente këtë lloj ndërhyrje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkolla-pa-kushte-avni-rustemi-ne-kukes-me-solete-te-demtuar-dhe-dyer-te-vjetra