KRUJË- Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Mashës.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth ores 02 e 45 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa.
Familja Masha njihet si një familje e qetë dhe pa konflikte me njeri. Dyshohet se tritoli i vendosur ka lidhje me detyrën që Besnik Masha ushtron.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Informacion paraprak
Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen "Pengile" Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.Pas shpërthimit të tritolit në Krujë, në banesën e drejtorit të OSHEE për Fushë-Krujën Besnik Masha, për ?Report Tv? ka folur babai i tij Xhavit Masha.Në momentin e shpërthimit, ai është shprehur se ka qënë në oborr bashkë me bashkëshorten e tij dhe se të rriturit nuk ishin të frikësuar por fëmijët ishin shumë të trembur.
Unë isha në shtrat. Për dy minuta dolëm jashtë, se mori gruaja disa rroba dhe në momentin që shpërtheu tritoli ne ishim parakolpi i makinës. Dola në sekond jashtë. Por rrugica ishte bosh. Ne nuk na gjeti gjë. Po fëmijët u tmerruan, mezi i sollëm në terezi.
Xhavit Masha, babai i drejtorit të OSHEE