Report Tv-Çorovodë / Në varfëri dhe me qiri, 77 vjeçarja apelon për ndihmë

Report TV 2018-09-10

Views 3

E vetme dhe pa asnjë të ardhur jeton 77-vjeçarja Afërdita Keli në fshatin Bargullas të Çorovodës, ku shtëpia e të moshurës është tërësisht e rrënuar. Muret janë të çara, çatia nga momenti në moment pret të shembet. Dimri po afron e ditët me shi gjithashtu, ndërsa gjithçka që bie jashtë, futet brenda banesës një katëshe të nënë Afërditës.

Banesa e familjes Keli prej 4 vitesh është pa energji elektrike, i vetmi ndriçim për të është drita e diellit ditën, e në darkë qirinjtë.

Më zuri banesa brenda, nuk kam drita. Jam 77 vjeç, kur bie shi, futet i gjithë brenda. Tani po vjen dimri, dhe unë rri me qiri tërë natën. Dua të më ndihmoni. Si paguaj dot dritat, sepse jetoj vetëm me një pension.

Afërdita Keli
Banesa përbëhet prej dy dhomash, në dhomën tjetër jeton djali i 77 vjeçares, edhe ai me kushte shumë të vështira, ndërkohë që fëmijët i ka të vegjël e shkojnë në shkollë. Të vegjlit kanë turp të dalin para kamerës, sepse thonë se i tallin shokët. Afërdita Keli apelon për ndihmë, pasi atë pak pension që merr nuk i mjafton as për ilaçe.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS