Report Tv-VIDEO-FOTO/ ' Arrestohet gardiani që tentoi ta fuste në burgun e Fushë-Krujës

Report TV 2018-09-10

Views 5

FUSHE KRUJE - Arrestohet një punonjës i burgut të Fushë Krujës, pasi tentoi që të fuste një celular në ambientet e burgut. Gardiani e kishte fshehur celularin në njërën këpucë dhe fishën e karikimit në këpucën tjetër. I arrestuari është Bib Beqiri 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë. Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik. Report Tv sjell pamjet, ku duket se si e kishte fshehur telefonin i arrestuari. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Bib Beqiri ka konsumuar elementet e veprës penale ?Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim? dhe ?Shpërdorimi i detyrës? dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS