Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në Drejtësi ishte kryefjala në nisjen e punimeve të komisionit të ligjeve për këtë session parlamentar. Këtë start mazhoranca e nisi vetëm, pasi opozita vijon të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar më Parlamentin. Situata nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryetari i komisioneve të ligjeve Ulsi Manja.
Manja: Edhe kolegët e opozitës do të duhet të ishin të pranishëm. I ftoj që të japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit ligjbërës.
Madje në mungesë të deputetëve të opozitës Komisioni i Ligjeve zhvilloi seancë dëgjimore me 9 anëtarët që garojnë për Komisionin e Pavarur për Monitorimin e organeve të reja të Reformës në Drejtësi.
Në mbledhjen e radhës të komisionit do të përzgjidhen 5 anëtarët që do të kalojnë më pas për votim në Parlament. Detyra e këtij institucioni të ri do të jetë monitorimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi
Gjatë diskutimeve në komision deputetët e Mazhorancës u shprehën se brenda këtij sesioni parlamentar duhet që të përmbyllen 27 ligjet e Reformës në Drejtësi dhe për këtë, kryetari i komisioni i bëri thirrje edhe opozitës që të japë kontributin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungon-opozita-manja-duhet-te-perfundojne-27-ligjet-e-reformes-ne-drejtesi