Report TV - Udhëzimi ekskluziv/ Superstruktura e PS për zgjedhjet lokale, 16 detyrat dhe taktika

Report TV 2018-09-11

Views 2

Partia Socialiste, subjekti politik më i madh në Shqipëri, ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Asambleja Kombëtare e PS, në mbledhjen e fundit, ka miratuar një udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet lokale, duke përcaktuar në të njëjtën kohë edhe detyrat e tyre. Udhëzimi projekton trupën, të cilës do t?i besohet rifitimi i bashkive kryesore në vend, për drejtimin nga socialistët deri në vitin 2023. ?Në funksion të përgatitjes dhe zhvillimi të zgjedhjeve vendore 2019 të ngrihen strukturat koordinuese elektorale mbi bazën e këtij udhëzimi. Në të gjitha nivelet e strukturave vendore të partisë, qark, bashki, ZAZ, njësi administrative, organizata socialiste dhe qendër votimi të caktohen koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH?, thuhet në udhëzim. Për ngritjen dhe funksionin e trupës së koordinatorëve elektoralë dhe shtabeve elektorale të bashkive janë përcaktuar 15 detyra kryesore, të cilat do të realizohen nga të gjithë organizmat e PS, sipas niveleve.Udhëzimi i PS për zgjedhjet lokale
Në të gjitha nivelet e strukturave vendore të partisë, qark, bashki, ZAZ, njësi administrative, OS/QV të caktohen koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH.

Këshilli koordinues i partisë në qark duhet të organizojë dhe monitorojë punën për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale në të gjitha nivelet.

Këshilli koordinues brenda datës 30 shtator 2018, duhet të caktojë koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH në shkallë qarku sipas propozimeve të ardhura nga drejtuesit politikë të qarkut.

Pas caktimit të koordinatorëve, konstituohet shtabi elektoral i qarkut në përbërje të të cilit janë anëtarët e këshillit koordinues të PS në qark dhe koordinatorët në nivel qarku.

Në mbledhjen e parë të tij, shtabi cakton detyrat për ndjekjen e procesit të caktimit të koordinatorëve në nivel bashkie, ZAZ, NJA dhe QV.

Share This Video


Download

  
Report form