Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga Kukës-Shishtavec po shkon drejt degradimit.
Rrëshqitjet dhe dëmtimi i asfaltit janë të pranishme në shumë pjesë të rrugës.
Mungesa e mirëmbajtjes po dëmton investimin 28 milionë dollarësh.
Mehmet Bala: "Rruga është e dëmtuar, nuk ka 2-3 vite që është bërë, është shkatërruar."
Kryeplaku i fshatit Shishtavec, Mehmet Bala kërkon ndërhyrje të mënjehërshme pasi sipas banorët e 14 fshatrave rrezikojnë të izolohen në dimër.
Mehmet Bala: I bëj kërkesë qeverisë, bashkisë, qarkut që të ndërhyjë sepse jemi në prag të dimrit. Dimri është shumë i ashpër këtu. Mos të kërkojmë atëherë kur të na ndodh diçka, një sëmundje,një urgjencë, problem. Kemi njerëz të varfër."
Autoriteti rrugor shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen vetëm për segmentin e parë të këtij aksi prej 11 km,duke lënë në mëshire të fatit 23 kilometra të tjerë. Bashkia e Kukësit prej shumë kohësh është dorëzuar për pamundësi financiare për të mirëmbajtur rrugën që u shërben rreth 14 mijë banorëve të fshatrave të komunave Zapot, Topojan e Shishtavec.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-kukes-shishtavec-drejt-degradimit