Transmetimet analoge për qarqet Tiranë dhe Durrës të fikura të hënën nga Autoriteti i Mediave Audiovizive janë rindezur. Kreu i këtij institucioni, Gentian Sala njoftoi shtyrjen e digjitalizimit për në fillim të vitit të ardhshëm, nisur nga problematikat që u vunë re në pajisjen e qytetarëve me dekodera.
"AMA shtyn afatin me 4 muaj, deri në 15 Janar afat për t'u pajisur me dekoder, do mbyllen transmetimet analoge do të ketë vetëm transmetim digjital. Interesi i publikut dhe siguria për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informim na detyrojmë ta shtyjmë edhe 4 muaj procesin, në mënyrë që të normalizojmë situatën".
Sipas kreut të AMA-s, vendimi për të shtyrë me katër muaj ndërprerjen e transmetimeve analoge do t?u japë më shumë mundësi qytetarëve të informohen për kalimin në transmetimet digjitale. Prej të hënës, ku transmetimet analoge u fikën në Tiranë e Durrës, ankesat kaluan çdo parashikim.
Sala theksoi se deri në skadim të afatit 4-mujor, do të ketë bashkëveprim të të dy teknologjive, asaj digjitale dhe analoge, por nuk do të lejohen që të hyjnë në transmetim kanale digjitale të palicencuara. Që prej të hënës, në qarqet Tirane dhe Durrës sistemi transmetues kaloi në digjital, duke bërë që të gjithë ata që nuk ishin pajisur me dekoderin DVB-T2 të mos kishin akses për të parë asnjë kanal televiziv. Digjitalizimi i transmetimeve televizive është një detyrim që rrjedh nga procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.